Flash News

KRYESORE

Grabitja e dhunshme e kambistit në Memaliaj, arrestohet organizatori i dyshuar

Grabitja e dhunshme e kambistit në Memaliaj, arrestohet organizatori i

Policia e Tepelenës bën me dije se ka identifikuar autorët e grabitjes me dhunë të kambistit, më 22 janar, në Memaliaj. Policia e Tiranës në bashkëpunim me atë të Tepelenës kanë arrestuar dhe një tjetër person të dyshuar për dhunimin dhe grabitjen e kambistit.

Mësohet se është arrestuar në Tiranë Donaldo Nelaj 22 vjeç, pasi dyshohet se është organizatori i grabitjes. 22 vjeçari rezulton person me precedent kriminal vjedhje, kundërshtim me forcë të punonjësve të policisë dhe vjedhje me dhunë.

Pak ditë më parë janë arrestuar edhe Ilirjan Korbi, Dali Nelaj, Ari Isomati dhe Armando Cakaj për këtë ngjarje.

I morën 10 milionë lekë, grabitësit plagosin kambistin

Të fundit