Flash News

KRYESORE

Grabitja e miliona eurove brenda aeroportit, viktima dyshohet se është njëri prej autorëve

Grabitja e miliona eurove brenda aeroportit, viktima dyshohet se është

Edhe pse ka gati një orë që një makinë e blinduar me para është grabitur brenda aeroportit ndërkombëtar të Rinasit, Policia e Shtetit nuk ka dhënë ende asnjë detaj për ngjarjen. Heshtja e policisë bëhet edhe më problematike për shkak të informacioneve të paqarta që vijnë nga terreni.

Gazetarët raportojnë për një person që ka mbetur i vdekur nga përplasja me armë midis punonjësve të kompanisë së sigurimit dhe grabitësve. Sërish sipas informacionit që vjen nga rrugë jo zyrtare, fillimisht u raportua se viktima është roje e kompanisë së sigurimit, por më pas u raportua se bëhej fjalë për një prej autorëve.

Forca të shumta të policisë ndodhen në vendngjarje dhe kanë bllokuar qarkullimin në rrugën e Rinasit dhe po bëjnë krehjen e zonës.

Aktualisht raportohet për një shumë të grabitur që varjon nga 1 milion në 2 milionë euro. Paratë i përkisnin një banke të nivelit të dytë, ndërsa kompani e sigurimit është ‘Nazeri 2000’.

Dyshohet se autorët, të cilët raportohet të kenë qenë katër dhe të veshur me rroba ushtarake, janë arratisur në drejtim të Fushë-Krujës. Makina me të cilën ata kryen grabitjen ishte maskuar si pjesë e ‘hetimit tatimor’, ndërkohë që raportohet për një mjet të djegur pak kilometra larg vendngjarjes dhe dyshohet se bëhet fjalë për të njëjtin që u përdor në këtë ngjarje.

Të fundit