Flash News

KRYESORE

Grabitja e ministrisë së Brendshme, Salianji: Qytetarët presin mbrojtje, këta i vjedhin vetë!

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar mes një postimi në Facebook, pas lajmit se është grabitur ministria e Brendshme.

Mes ironisë Salianji shkruan se pjesë e vjedhjes ka rënë institucioni që është “kundër vjedhjes”.

“Vidhet ministria kundër vjedhjes!!!🤦🏻‍♂️ Qytetarët presin mbrojtje, këta i vjedhin vetë! Qytetarët presin rend dhe siguri, presin që autoriteti i shtetit ti sigurojë mos vidhen, dhunohen, vriten, larg qoftë të presin dhe luftën ndaj krimit të organizuar, kriminalitetit dhe korrupsionit të lartë se me këta qeveria është bashkëpunëtore”-nënvizon Salianji.

Të fundit