Flash News

KRYESORE

Grabitja e pikës valutore në Fier, flet dëshmitari: Policia erdhi pas gjysmë ore; Çohuni se na vranë!

Grabitja e pikës valutore në Fier, flet dëshmitari: Policia erdhi

Ditën e sotme një pikë doganore në Fier u grabit nga persona, të cilët u arrestuan nga policia. Dy qytetarë mbetën të plagosur me armë, njëri prej tyre në gjendje tejet të rëndë shëndetësore.

Një dëshmitar rrëfen për 'Ora News' momentin kur dy persona u futën në pikën e këmbimit valutor. “Po kërkonte ndihmë ai i valutës dhe ajo gruaja brenda por njeri nuk u afrua fare. Policia nuk ishte. Më pas erdhi Aguri mori karrigen time dhe e godet, por në atë kohë ai qëllon. Unë isha pas Agurit dhe rashë menjëherë që mos me merrte plumbi. Ata ishin dy veta të maskuar me automatik. Më pas ikën në këmbë. 'Çohuni o popul'- thashë unë se na vranë. Policia erdhi pas gjysmë orë. Kurse ambulanca erdhi më vonë, pas policisë" rrëfen mes të tjerash dëshmitari. 

Të fundit