Flash News

KRYESORE

Grabitja e pronave në Lezhë, deputeti i PS: Janë përfshirë edhe njerëz të gjakut tim

Grabitja e pronave në Lezhë, deputeti i PS: Janë

Deputeti i Partisë Socialiste në Qarkun e Lezhës, Pjerin Ndreu ka thënë se në hetimet për abuzimin me pronat në bregdetin e Lezhës janë përfshirë edhe njerëz të fisit të tij.

Ndreu ka akuzuar bashkinë se ka abuzuar me pronat dhe ka kërkuar nga gjykata që të marrë masa për shkelësit e ligjit.

“Kemi të majtë, të djathtë kam njerëz të gjakut tim që për arsye të punës në disa institucione janë implikuar në këtë. Shkalla e fajësisë së tyre unë nuk mund ta gjykoj , por është një abuzim skandaloz, është një turp që ta shesësh këtë si një presion politik se ne duhet që përmes kësaj skemë te merrnin bashkinë. Është e çuditshme se si disa përfaqësues politik bien në llogjikën e disa militantëve se ne duhet domosdoshmërisht të prodhojmë skema të tilla për të marrë bashkinë”, ka thënë Ndreu në 'Ora News'.

Gjykata e Lezhës vendosi masën e sigurisë 'arrest shtëpie' për kryebashkiakun Frrokaj, kreun e Këshillit të Qarkut, Gjok Ndoka, si dhe 11 zyrtarë të tjerë të paraqitur në seancën e së hënës.

Ata u arrestuan të premten dhe akuzohen për 'shpërdorim detyre' lidhur me veprën penale të 'tjetërsimit të pronave' te Rana e Hedhun.

Të fundit