Flash News

KRYESORE

Grabitja e Rinasit/ Shoqërohet një i dyshuar. Ja cili ishte roli i tij

Grabitja e Rinasit/ Shoqërohet një i dyshuar. Ja cili ishte roli i tij

Një tjetër person është shoqëruar në aeroportin e Rinasit, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në grabitjen që u bë në aeroport më 9 prill, ku mbeti i vrarë Admir Murataj.

Akoma nuk është bërë i ditur emri i të arrestuarit, por mësohet se po merret në pyetje, pasi dyshohet se ndihmoi autorët e grabitjes. Grabitja e parave ndodhi në aeroportin e Rinasit në kohën që ato po ngarkoheshin në avion. Autorët u larguan duke marrë me vete thasët me 6 milionë lek, por u përplasën me armë me policinë, dhe nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vrarë Admir Murataj.

Ndërkohë janë arrestuar Oltion Veseli, Alkond Bengasi, Renaldo Sula, Elton Pikli, Saimir Cela dhe shtetasi nga Kosova, Ragip Hajdini.  Ndërkohë, Klement Calja është shpallur në kërkim, si një nga organizatorët e grabitjes.

Ditën e djeshme 5 prej të arrestuarve kanë kërkuar ballafaqim me Alkond Bengasin, i cili ka bërë edhe modifikimin e automjetit me mbishkrimin “Hetimin Tatimor”.

Të arrestuarit kërkojnë të mos merren si prova deklaratat e dhëna nga Bengasi, i cili ka qenë edhe informatori kyç lidhur me kapjen e personave të përfshirë në grabitjen e Rinasit.

Të fundit