Flash News

KRYESORE

Grabitja në aeroportin “Nënë Tereza”, flasin dëshmitarët: Si i vodhën paratë të veshurit si komando

Grabitja në aeroportin “Nënë Tereza”, flasin

Pas grabitjes në aeroportin “Nënë Tereza”, dëshmitarët të cilët ndodheshin në avion kanë dhënë detaje rreth ngjarjes.

Grabitja brenda aeroportit Nënë Tereza ndodhi rreth orës 15:00, ndërsa avioni, i  cili kishte ndezur motorët ishte gati të nisej për fluturim. Nga dëshmitë e pasagjerëve, tre persona të veshur si komando u afruan pranë avionit duke kërcënuar me armë punonjësit, dhe më pas morën prej andej thasët me para, shkruan Balkanweb.

Grabitësit, të veshur si ushtarakë kanë zbritur nga furgoni dhe janë larguar me vrap në këmbë me thasët me para, deri te vendi ku ndodhej automjeti.

Dëshmitarët thanë se autorët ishin të veshur si komando dhe në një moment kanë menduar se bëhej fjalë për stërvitje ushtarake.

https://politiko.al/rinas-historiku-i-grabitjeve-te-miliona-eurove-ne-zonen-qe-duhet-te-ishte-me-e-sigurta-ne-shqiperi/

Të fundit