Flash News

KRYESORE

Grabitja në Fier, policia jep detaje: Dy persona me maska dhe të armatosur, morën...

Policia ka dhënë detaje nga grabitja e ndodhur pasditen e sotme në një pikë të këmbimit valutor në qytetin e Fierit. Policia thotë se kanë qenë dy persona të maskuar të cilët nën kërcënimin e armës kanë mundur të marrin një shumë prej 70 000 lekësh.

Informacion paraprak

Në datën 09.01.2018, ora 17:40, në lagjen “Kastriot” Fier, përballë vendit të quajtur “Shtepia e oficerëve” në katin e parë të pallatit, dyshohet se nën kërcënimin e armës, dy persona me kapuçë kanë vjedhur me dhunë pikën e këmbimit valutor të shtetasit L.Z, ku kanë marë një shumë prej 70 000 lekësh.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Të fundit