Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Grabitja në Rinas, del raporti konfidencial i policisë: U njoftuam me vonesë; TIA: Lajmëruam në kohë
Në një raport konfidencial të Policisë së Shtetit, që u vihet në dispozicion institucioneve më të rëndësishme në vend, tregohen detajet e grabitjes që ndodhi më 9 prill në pistën e avionëve në Rinas.
Në raport jepen në mënyrë kronologjike, me orar të saktë, të gjitha lëvizjet e grabitësve, por edhe veprimet e mosveprimet e kompanisë së sigurisë në aeroport. Ndërsa theksohet se Policia është njoftuar 5 minuta e 20 sekonda me vonesë, pasi kishte ndodhur ngjarja, nga ana tjetër, TIA, duke përmendur deklaratën e dhënë të nesërmen pas ngjarjes, shprehet se pretendimet e Policisë janë të pavërteta, duke qenë se njoftimi është dhënë në kohë.
Dokumenti mbështetet në të dhënat e referuara nga Policia e Shtetit, Autoriteti i Aviacionit Civil dhe kompania koncesionare. Sipas Policisë, furgoni me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”, me të cilin lëviznin grabitësit, e ka hapur portën nga ana e parkingut 24-orësh, pak metra pa arritur te Baza Ajrore Ushtarake e Rinasit, në orën 14 e 57 minuta e 30 sekonda. Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë, autorëve iu është dashur 1 minutë e 20 sekonda për të depërtuar në pistë.
MBERRITJA TEK AVIONI
Në kohën kur grabitësit i janë afruar avionit, në orën 14 e 59 minuta e 20 sekonda, një fugon i Policisë ndodhej në Aeroportin e Rinasit, te vendqëndrimi i avionëve, pasi do të shoqëronte disa persona të deportuar nga vendet e BE-së. Megjithatë, efektivët që ndodheshin në këtë furgon pretendojnë se nuk kanë pasur fushëpamje në drejtim të avionit që pritej të nisej drejt Vjenës.
Por nga ana tjetër, nuk janë njoftuar as nga shërbimet e ICTS. Sipas raportit të Policisë, nga verifikimi i kamerave konstatohet se në orën 14 e 59 minuta e 30 sekonda, furgoni i grabitësve ka ndaluar pranë krahut të djathtë të avionit të kompanisë “Austrian Airlines”. Grabitësit e armatosur kanë zbritur dhe duke kërcënuar punonjësit që po ngarkonin bagazhet, kanë marrë thasët me para.
DALJA NGA PISTA
Në raport thuhet se pas grabitjes, autorët kanë hipur në furgon dhe janë drejtuar me shpejtësi nga veriu, duke përshkuar pistën e avionëve në të gjithë gjatësinë e tij. Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë, në orën 15 e 2 minuta e 20 sekonda ata janë afruar te porta që ndodhet në fund të pistës në rrethimin verior dhe kanë prerë zinxhirin, duke dalë në rrugë. Dalja në rrugën që të çon drejt fshatit Tapizë të Fushë-Krujës ka zgjatur 35 sekonda.
NJOFTIMI I POLICISE
Grupi i gatshëm i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë ndodhej te hyrja e portës “A”, jashtë pistës së avionëve. Në orën 15 e 45 sekonda kanë zbritur nga fugoni i shërbimit, kanë vrapuar për te porta hyrëse për në pistën e avionëve, e cila ishte e mbyllur dhe nuk u hap nga punonjësit e ICTS. Në orën 15 e 1 minutë e 30 sekonda, FNSH-ja ka vazhduar ndjekjen në rrugën jashtë rrethimit, ku ka arritur t’u afrohet autorëve në një distancë prej 20 sekondash.
Ndërsa 25 sekonda me vonë, shërbimi Zjarrfikës informon punonjësit e Policisë që një mjet ka hyrë te porta pranë shërbimit të zjarrfikëses. Në raport thuhet se oficeri menaxher në detyrë ka telefonuar shefin e Komisariatit Rinas në orën 15 e 2 minuta e 51 sekonda, duke e informuar për rastin dhe se në orën 15 e 4 minuta, ICTS ka njoftuar në numrin e Sallës Operative të Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
KOMPANIA
Kompania koncesionare raporton se oficeri menaxher në detyrë e ka bërë njoftimin në Polici në orën 15:00 dhe jo 3 minuta më vonë, siç raporton Policia. Po në këtë orë, thotë kompania, oficeri shkon te dhoma dhe i kërkon ICTS të mbyllë menjëherë portën. Por në konkluzionet e raportit thuhet se koncesionari i TIA dhe kompania e sigurisë ICTS nuk kanë njoftuar në kohë Policinë e Shtetit.
ODM i TIA ka njoftuar shefin e Komisariatit Rinas në orën 15 e 2 minuta 51, pra 5 minuta e 21 sekonda më vonë nga momenti i cenimit të rrethimit, që ndodhi në orën 14 e 57 minuta e 30 sekonda. Në kohën e njoftimit, autorët kishin dalë nga pista. Vonesa nga ICTS ka qenë edhe më e madhe, ka njoftuar Policinë në orën 15 e 4 minuta, 6 minuta e 30 sekonda nga momenti kur grabitësit u futën në pistë. Në raport thuhet po ashtu, se TIA ka njoftuar Autoritetin e Aviacionit Civil në orën 15:30, rreth 30 minuta pasi ka ndodhur ngjarja. Panorama
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38