Flash News

KRYESORE

Grabitja në Rinas dhe terrori te “Bregu i Lumit", Basha: Pakti mes krimit dhe qeverisë ilegjitime, shkak i rënies së shtetit

Grabitja në Rinas dhe terrori te “Bregu i Lumit", Basha: Pakti

Për grabitjen në Rinas dhe terrorin e shkaktuar nga policia ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Në një deklaratë për median kryedemokrati shprehet se pakti mes krimit dhe qeverisë ilegjitime  të ardhur në pushtet nëpërmjet krimit, është shkaku i rënies së shtetit.

Më tej kryedemokrati Basha u bën thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së të shtunës në Tiranë per të ngritur të gjithë zërin.

“Dhënia fund e ketij regjimi eshte sot emergjence kombetare. Prandaj protestojmë të shtunën me 13 prill në Tiranë. Rruga e vetme për këtë është bashkimi i të gjithë shqiptarëve në betejën kundër padrejtesisë, krimit dhe korrupsionit, për sigurinë, jetën dhe mirëqenien e çdo shqiptari”, shprehet Basha.

Deklarata e plotë:

Dy ngjarje në një hark kohor prej më pak se 12 orësh ditën e e djeshme janë dëshmi se shteti ka rënë. Se sot Shqipëria nuk ka rënd publik dhe siguri. Se policia është kthyer në një bande qe per te pushtetin ilegjitim te marre me krimin i ka lene dore te lire krimit dhe po dhunon ne menyre shtazarake qytetaret.

Dje në orën 5 e 30 të mengjesit policia hyri neper banesa dhe hodhi gaz lotsjelles brenda shtëpive ku ishin të pranishëm edhe të mitur nga mosha 3 vjeç e sipër.

Nga përplasja mes banorëve në mbrojtje të shtëpive të tyre 3 qytetarë përfunduan në spital ndërmjet të cilëve një 76 vjecar me çarje në kokë që u operua, një grua me thyerje këmbe dhe nje tjetër grua me fraktura.

10 qytetare u shoqëruan në polici të gjitha gra dhe 4 prej të cilave minorenë dhe një fëmijë 5 vjeç.

Që nga protesta e 16 shkurtit janë shoqëruar 114 protestues dhe janë arrestuar 52. Policia po përdoret për vetëm një qëllim: luftën ndaj popullit, luftën kundër njerëzve të pafajshëm që mbrojnë shtëpitë e tyre. Në këto dy muaj është përdorur gaz helmues më shumë se në të gjithë historinë e Shqipërisë.

Ndërkohë nuk ka asnjë përpjekje për të luftuar krimin. Vrasjet, tritoli dhe grabitjet me armë në mes të ditës po trondisin çdo dite sigurinë e njerëzve në mes të qyteteve.

I vetmi aktivitet kunder krimit eshte: policia shkoi ne vendin e ngjarjes.

Kur ne Rinas, që është zona me sigurine më të lartë në vend kryehet grabitje me armë e avionit të linjës ndërkombëtare në mes të ditës. Çdokush e kupton së në çfarë niveli është policia, se në çfare niveli është katandisur rendi dhe siguria.

Kjo ndodh kur Shqiperia eshte bere qender e krimit nderkombetar, baze operacionesh e rrjeteve kriminale ku jo vetem nuk luftohet por po nxitet pastrimi i parave te krimit nga vete qeveria me ndertimet dhe projektet korruptive ne ndertim, inceneratore, turizem dhe PPP.

Arsyeja dhe shkaku kryesor i renies se shtetit, i mungeses se sigurise per jeten dhe pronen e qytetareve eshte pakti mes krimit dhe qeverisë ilegjitime te ardhur ne pushtet me ndihmen krimin.

Dhenia fund e ketij regjimi eshte sot emergjence kombetare. Prandaj protestojmë të shtunën me 13 prill në Tiranë.

Rruga e vetme për këtë është bashkimi i të gjithë shqiptarëve në betejën kundër padrejtesisë, krimit dhe korrupsionit, për sigurinë, jetën dhe mirëqenien e çdo shqiptari.

Të fundit