Flash News

KRYESORE

Grabitja në Rinas, kush janë personat e identifikuar deri më tani nga policia

Nëntë persona janë identifikuar deri më tani nga policia dhe grupi hetimor si pjesë e grupit që realizoi grabitjen e të paktën 6.5 milionë eurove në pistën e aeroportit të Rinasit.

Autoritetet kanë identifikuar tashmë me emër dhe mbiemër si persona të dyshuar: Admir Murataj (i mbetur i vrarë), Klement dhe Eldi Çala, Alkond Bengasi, Oltion Veseli, Sajmir Çela, Renaldo Sula, Elton Pikli dhe E.Bici.

Nga nëntë personat e identifikuar si pjesë e grupit që realizoi grabitjen, njëri është varë (Murataj), pesë janë arrestuar dhe tre ndodhen në kërkim (vëllezërit Çala dhe ish-efektivja Bici).

Ndërkohë, A2CNN raporton edhe për dy shtetas nga Kosova të përfshirë në këtë ngjarje. Sipas të arrestuarit Bengasi, që ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë, ata identifikohen si ‘Daja’ dhe ‘Tani’. Autoritetet shqiptare po punojnë së bashku me autoritetet kosovare për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve.

Të fundit