Flash News

KRYESORE

Grabitja në Rinas, mediat greke zbardhin identitetin e viktimës: U arratis nga burgu në 2013-ën

Grabitja në Rinas, mediat greke zbardhin identitetin e viktimës: U

Veç jehonës në mediat ndërkombëtare, mediat greke kanë shkuar përtej zbardhjes së dinamikës së grabitjes së bujshme një ditë më parë në Rinas. Pas grabitjes së të paktën 2 milionë eurove që do të transportoheshin me avion drejt Vjenës, mbeti i vdekur njëri nga grabitësit, gjatë shkëmbimit me armë zjarri me policinë.

Mediat greke, kanë zbuluar identitetin e viktimës, për të cilin autoritetet shqiptare nuk kanë dhënë ende asnjë konfirmimin zyrtar.

Sipas zougla.gr, grabitësi që mbeti i vrarë është Admir Murataj, një emër mjaft i njohur për drejtësinë shqiptare dhe atë fqinje.

Ata saktësojnë se Murataj ishte arratisur nga burgu i Trikallas në 2013-ën bashkë me 10 shqiptarë të tjerë, të cilët po ashtu konsiderohen si shumë të rrezikshëm.

Ndërkohë, gazetarët shqiptarë mbrëmë deklaruan se me burime të sigurta viktima është identifikuar (por nuk u dha asnjë emër) dhe se kishte qënë më parë i dënuar në një burg të vendit fqinj.

Kujtojmë se Admir Murataj ishte në kërkim edhe për tri vjedhje të bujshme me armë, atë të në Qafë-Kashar pranë Rinasit, ku u morën me armë 900 mijë franga, 800 mijë paund dhe 16 mijë euro dhe grabitjen e një banke te ‘Stacioni i Trenit’ në Tiranë, ku u vodhën 2 mln paund, 800 mijë dollarë. Në kë grabitje rezultoi se ishin të përfshirë edhe disa ish-Komando të ushtrisë shqiptare.

E treta grabitje ku akuzohet se ka qenë pjesë Murataj ishte po në Rinas, në një makinë të policisë privatë. Në këtë ngjarje të 2017-ës u grabitën 2 mln e 400 mijë euro, 200 mijë dollarë. Pas zbulimit të bandës, policia arriti të gjejë edhe një sasi të parave, të cilët i kishin fshehur në tenxhere dhe në frigorifer.

Të fundit