Flash News

KRYESORE

Grabitja në Rinas, policia kërkon ndihmën e Greqisë

Grabitja në Rinas, policia kërkon ndihmën e Greqisë

Policia e Shtetit ka kërkuar ndihmën e shtetit fqinj, Greqisë për identifikimin e grabitësve në Rinas.

Në shtetin helen u dërguan për ekzaminim prova materiale si doreza, maska, shenja gishtërinj, nga ku pritet të përftohen edhe profilet e ADN-së, me shpresë se mund të zbulohet edhe identiteti i tyre.

Këto prova të vlefshme, siç thotë policia janë gjetur në fugonin me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” që nuk u arrit të digjej nga grabitësit.

E njëjta procedurë, por në mënyrë të përshpejtuar, u krye edhe për identifikimin e Admir Murataj, i cili mbeti i vrarë gjatë përplasjes me armë me uniformat blu në fshatin Tapizë.  Ishin autoritete greke që konfirmuan fillimisht nëpërmjet profilit të ADN-së, se trupi i pajetë i përkiste pikërisht 46-vjeçarit Murataj.

Të fundit