Flash News

KRYESORE

Grabitja në Rinas, Policia konfirmon se viktima është një prej autorëve: Paratë u vodhën në pistën e avionit

Grabitja në Rinas, Policia konfirmon se viktima është një

Policia e Shtetit ka dhënë informacionin paraprak sa i përket grabitjes me pasojë vdekjen e një personi në aeroportin e Rinasit. Policia njofton se disa persona ende të paidentifikuar, me maska dhe armë, pasi kanë thyer derën e rrethimit të aeroportit që përdoret nga shërbimet zjarrfikëse, kanë grabitur një sasi lekësh në pistën e avionit dhe janë larguar.

Gjatë ndjekjes në një rrugë dytësore, autorët kanë shkëmbyer zjarr me Policinë, e gjatë këtij shkëmbimi ka humbur jetën njëri prej autorëve të grabitjes.

Shuma e grabitur nuk është konfirmuar ende, por dyshohet për të paktën 2 milionë euro.

Rinas/ Historiku i grabitjeve të miliona eurove në zonën që duhet të ishte më e sigurta në Shqipëri

Njoftimi i policisë:

Pak minuta më parë, pranë aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”, në Rinas, dyshohet se disa persona ende të paidentifikuar, me maska dhe armë pasi kanë thyer derën e rrethimit që përdoret nga shërbimet zjarrfikëse, kanë grabitur një sasi lekësh në pistën e avionit dhe janë larguar.

Në ndjekje të tyre janë vënë forcat e FNSH dhe ato të Policisë Kufitare të Rinasit.

Gjatë ndjekjes në një rrugë dytësore, autorët kanë shkëmbyer zjarr me Policinë, e gjatë këtij shkëmbimi ka humbur jetën njëri prej autorëve të grabitjes. Policia ka gjetur ndërkohë dhe bllokuar një mjet fugon.

Forca speciale policore si RENEA e FNSH, të ndihmuara nga një  helikopter janë ende në ndjekje të autorëve të grabitjes.

Të angazhuara në operacionin e gjerë janë edhe forca nga Policia e Tiranës, Lezhës, Dibrës e Durrësit.

Të fundit