Flash News

KRYESORE

Grabitja në Rinas, prokuroria pranë të dyshuarve, ndërton profilin e ADN-së

Grabitja në Rinas, prokuroria pranë të dyshuarve, ndërton

Prokuroria e Përgjithshme e Tiranë ka shtyrë edhe për tre muaj të tjerë afatet hetimore, lidhur me grabitjen e bujshme në Rinas të kryer në fillim të këtij viti. Ky vendim erdhi pas ndërtimit të profilit të ADN-së së të dyshuarve dhe të arrestuarëve për këtë ngjarje të ndodhur në 9 shkurt në aksin Tiranë-Rinas.

Prokuroria urdhëroi që të dyshuarve tu merrnin kampionet të mbetjeve biologjike të arrestuave me qëllim që të bëhen krahasimet me gjurmët e gjendura në vëndin e ngjarjes, ku u grabitën blindat me para me një shumë prej 3.2 milion dollarë dhe i përkisnin një banke të nivelit të dytë.

Policia u vu në kërkim menjëherë dhe arrestoi brenda disa javesh:

  1. Fatjon Xhyliu
  2. Ditjon Memlika
  3. Neim Avdyli
  4. Ernest Kupa
  5. Admir Çerpja
  6. Dash Kupa
  7. Aleksandër Murataj,
  8. Dritan Sinani

Të fundit