Flash News

KRYESORE

Grabitja në Rinas/ Reagon për herë të parë Rama: Kompania kineze dështoi, nuk pranojmë justifikime

Grabitja në Rinas/ Reagon për herë të parë Rama:

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për grabitjen e djeshme në Rinas, ku mbeti i vrarë dhe një prej autorëve.

Rama shprehet se kompania kineze dështoi në garantimin e sigurisë njëlloj si e mëparshmja. Kryeministri shtoi se shteti shqiptar s'do të pranojë asnjë justifikim nga kompania.

“Kompania kineze që bleu aeroportin nga e mëparshmja, dështoi po njësoj në garantimin e sigurisë. Shteti shqiptar s'do pranojë asnjë justifikim nga kompania, po do marrë kontrollin e perimetrit të jashtëm e të sigurisë së brendshme.Respekt për policinë që sulmohet veshëgjatësisht”, shkruan Rama.

Të fundit