Flash News

KRYESORE

Grabitja në Rinas, zbardhen emrat e 4 të ndaluarve dje nga policia

Grabitja në Rinas, zbardhen emrat e 4 të ndaluarve dje nga policia

Zbardhen detaje të reja lidhur me grabitjen e bujshme të ndodhur më 9 prill në pistën e aeroportit të Rinasit.

Sot janë bërë publike emrat e 4 personave të ndaluar dje gjatë një operacioni në Elbasan dhe bëhet fjalë për Alkond Bengasi, Renaldo Sula, Saimir Çela dhe V.O nga Fushë Kruja.

Këta persona, bashkë me Admir Muratajn, i cili mbeti i vrarë ditën e grabitjes, dyshohet të jenë përfshirë në ngjarjen e 9 prillit.

Sipas ‘news 24’, dy prej tyre mendohet se kanë bërë të mundur modifikimin e automjetit tip ‘Wolsvagen’ me mbishkrimin ‘Hetimi tatimor’, që u përdor për grabitjen e parave në servis ‘Genti’ në periferi të Elbasanit, ndërsa dy të tjerë mendohet se kanë ndihmuar në largimin e autorëve. Ky servis, sot është i mbyllur dhe po konsiderohet si një provë materiale në duart e policisë.

Po ashtu, dyshohet se për këtë grabitje janë përfshirë tre grupeve kriminale, ajo e Klement Çalës, e Admir Muratajt dhe një tjetër me bazë në zonën e Fushë Krujës. Nga ana tjetër, edhe pse mendohet se janë përfshirë edhe 4 persona të tjerë, policia ende nuk ak rënë në gjurmët e parave të vjedhura.

Të fundit