Flash News

KRYESORE

Grabitje me armë në Fier, maskat kërcënojnë 63-vjeçarin dhe i marrin 10 mijë euro

Grabitje me armë në Fier, maskat kërcënojnë

Një grabitje me armë ka ndodhur sot në një banesë në Fier. Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se grabitja ka ndodhur në banesën e shtetasit me iniciale A.L 63 vjeç, ku maskat kanë marrë 10 mijë euro nën kërcënimin e armëve.

Sipas policisë ngjarja ndodhi rreth orës 04:30, në fshatin Zhupan, ku shtetasit A.L, 63 vjeç i kanë hyrë në banesë persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës, dyshohet se i kanë vjedhur rreth 10 mijë euro dhe një armë gjahu. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Të fundit