Flash News

KRYESORE

Grabitje me armë në Vlorë, arrestohet njëri prej autorëve

Grabitje me armë në Vlorë, arrestohet njëri prej

Policia e Vlorës ka vënë në pranga bashkëpunëtorin e grabitjes me armë të ndodhur dy ditë më parë në Vlorë.

Mësohet se rreth orës 23:00, në lagjen "24 Maji" Vlorë, pranë vendit të quajtur "Ish-fusha e drurëve", dy persona me anë të një automjeti tip Volksëagen Golf-5 dyshohet se nën kërcënimin e armës së zjarrit i kanë vjedhur A.B., 29 vjeç, banues në Vlorë, një sasi parash prej  katër mijë euro dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

Pas hetimeve, Policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e njërit prej autorëve të dyshuar, Marjo Bregu, 30 vjeç, banues në Vlorë.

Polica sqaron se vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për kapjen e autorit tjetër.

Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale "Vjedhja me armë, e kryer në bashkëpunim".

 

Të fundit