Flash News

KRYESORE

GracianoTagani: Qava shumë kur Albi u nda me Klaudian sepse ai më çante veshët në telefon

GracianoTagani: Qava shumë kur Albi u nda me Klaudian sepse ai më

Graciano Tagani është një balerin shumë i talentuar i cili njihet edhe për eksperiencën e tij në Big Brother. Graciano ka qenë pjesë e trupës së baletit të Albi Nakos në televizionin Klan. Por ky i fundit e ka pushuar nga puna me vetëm një mesazh.

I ftuar te Rudina në "Mos i fol shoferit", Graciano ka treguar se është takuar me Albin pas atij mesazhi dhe ka sqaruar se e gjitha kjo ka ndodhur për shkak të një keqkuptimi. Por që vazhdon të ngelet i papunë. Ndërkohë, Rudina Dembacaj, moderatorja e emisionit e ka ngacmuar Gracianon për marrëdhënien e tij me Albin.

Rudina: Kur Albi Nako të hoqi me një mesazh a mendove sa mirë ka bërë Klaudia që e la, e pate këtë të brendshme?

Graciano: Po tashi se si të vjen një gjë këtu poshtë. Në fakt, kur Klaudia me Albin janë ndarë, unë kam qarë realisht. Qava shumë se Albi më çante veshët në telefon. Në fakt ai është prekur shumë edhe Klaudia është prekur shumë dhe në fakt kam qenë shumë i stresuar kur janë ndarë ata të dy, si të isha ndarë unë.

Ndërkohë, mesa duket Graciano do të jetë pjesë së shpejti i "Mos i fol shoferit", pasi vetë Rudina paralajmëroi shikuesit se së shpejti do e shohim balerinin në studion e emisionit të humorit.

Të fundit