Flash News

KRYESORE

"Graj gamorin tat", Meta i përgjigjet Veliajt: Europa nuk është thjesht euro!

"Graj gamorin tat", Meta i përgjigjet Veliajt: Europa nuk

Presidenti Ilir Meta gjatë konferencës për mediet lidhur me padinë e dytë të depozituar në Gjykatën Kushtetuese kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, i është përgjigjur dhe kryebashkiakut Erion Veliaj, pasi ky i fundit ditë më parë reagoi ndaj të Kreut të Shtetit me një shprehje tiranase.

“Kanë një shprehje epike tironcit për gjithë ata që sistematikisht fusin hundët në gjëra që as i kuptojnë, as u takojnë: Graj gamorin tat!”, shkruante Veliaj.

Ndërkohë sot, i pyetur nga gazetarët teksa dha argumentet ligjore kundër shembjes së godinës së TK, Meta iu përgjigj indirekt kryebashkiakut: "Dua ta theksoj edhe njëherë që për cilindo që s’e ka kuptuar akoma dhe që nuk do ta kuptojë, Europa nuk është thjesht euro, është kulturë dhe identitet", tha Meta.

Të fundit