Flash News

KRYESORE

Gramoz Ruçi fans i jetës së natës? Kreu i Grupit të PS fotografohet duke u argëtuar në club-et e Tiranës, deputetja e ‘spiunon’ nga mbrapa

Gramoz Ruçi është fans i jetës së natës? Kreu i Grupit Parlamentar të PS është fotografuar në club-in “Magic4”, ku këndohet çdo fundjavë ‘live’ dhe performojnë artist të njohur shqiptar.

Foto është publikuar nga Marsel Zadrima, një prej pronarëve të “Magic4”, i cili shkruan: “Kënaqësi e veçantë kur takon Gramoz Ruçin”.

Foto është publikuar dy ditë më parë dhe mendohet të jetë bërë mbrëmjen e së mërkurës, ndonëse club-i nuk është i hapur gjatë ditëve javës organizatorët duhet të kenë bërë një përjashtim për PS-në.

Në foto, pas kurrizit të Ruçit dhe Zadrimës shihet edhe deputetja e PS, Antoneta Dhima, pjesë e qarkut të Fierit.

Më 24 maj, deputetët e Fierit kanë zhvilluar një takim me të rinjtë fierakë që jetojnë në Tiranë. Pas takimit elektoral, Ruçi dhe Dhima, së bashku me të rinjtë mesa duket janë drejtuar për në club, për të shijuar një natë ndryshe.

 

Të fundit