Flash News

KRYESORE

Gramoz Ruçi nuk zë mend, bën lëmsh emrat e deputetëve të opozitës

Gramoz Ruçi nuk zë mend, bën lëmsh emrat e deputetëve

Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi duket se ka një problem të madh sa i përket memorizimit të emrave dhe mbiemrave të deputetëve shqiptarë.

Disa javë më parë, deputetë të opozitës i tërhoqën vëmendje Ruçit që të tregohej i kujdesshëm me emrat e tyre pasi shpesh herë i ngatërronte. Madje, ata hodhën dyshime se ky ishte një provokim i qëllimshëm i kryetarit.

Por pavarësisht kritikës, Ruçi sërish nuk zë mend dhe vijon të ngatërrojë deputetët në sallë.

Pasi deputetja e PD-së, Jorida Tabaku përfundoi fjalën në foltore, Ruçi u shpreh: “Faleminderit zonja Vokshi”, duke e ngatërruar me kolegen e saj. Por kaq i bindur ishte Ruçi se Tabaku quhet Vokshi, saqë e ripërsëriti gafën: “Zonja Vokshi, zoti Braçe, mbani qetësi”.

Të fundit