All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Gramoz Ruçi u flet të huajve me shprehjen e Fatos Nanos; për vettingun thotë se nuk di asgjë

Gramoz Ruçi u flet të huajve me shprehjen e Fatos Nanos; për
All - Paragraf - 1

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, u takua me raporterët e Komitetit Monitorues të AP të Këshillit të Evropës, të cilët ndodhen në Shqipëri për një vizitë faktmbledhëse për monitorimin e detyrimeve dhe angazhimeve të Shqipërisë.

All - Paragraf - 3

Sipas njoftimit të Kuvendit, gjatë takimit, Ruçi nënvizoi se puna e Kuvendit  aktualisht është përqëndruar në dy shtylla kryesore: reformën zgjedhore dhe reformën në drejtësi.

Ruçi u shpreh se reforma zgjedhore është prioritet i të gjitha forcave politike dhe për këtë, Shqipëria do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë dhe të suksesshëm me OSBE/ODIHR, duke theksuar se komisioni i reformës pritet të përfundojë punën e tij deri në fund të këtij viti.

Sa i takon reformës në drejtësi, Ruçi u tha reporterëve se ajo është jashtë ndikimit të mazhorancës.

“Reforma është krejtësisht jashtë ndikimit të qeverisë dhe të shumicës parlamentare dhe nën monitorimin e rreptë dhe të plotë të ONM. Kjo është theksuar edhe në Kushtetutë dhe është dispozita e vetme kushtetetuese në botë, që pranon një trupë të huaj mbikqyrëse të sistemit”, tha Ruçi.

Praktikisht, për vetting-un, nënvizoi Ruçi, unë nuk di asgjë, ndërsa ONM di gjithçka.

“Qëllimi ynë është që brenda këtij sesioni të përfundojë ngritja e organeve qeverisjes së sistemit të drejtësisë. Por për këtë kërkojmë edhe bashkëpunimin e opozitës. Ethet e pushtetit nuk duhet të na bëjnë të “sabotojmë” ndërtimin e shtetit”, tha Ruçi ndërsa me shprehjen e fundit duket se kryeparlamenti i referohet ish-kryeministrit Fatos Nano i cili kur ishte në pushtet përdori shprehjen ‘të sakrifikojmë pushtet për të bërë shtet’.

Në takim mori pjesë edhe deputeti Ervin Bushati, kryetar i delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.

 

 

Të fundit