Flash News

KRYESORE

Gramsh, konfliktohen për linjën e transportit të mësuesve, policia arreston shoferin kërcënues

Gramsh, konfliktohen për linjën e transportit të mësuesve,

Një 39-vjeçar nga Gramshi është proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi ka kërcënuar shoferin e autobusit që transportonte mësuesit e fshatit Sotire.

Policia sqaron se 39-vjeçari me iniciale A.F shofer autobusi, pretendon se linjë e kësaj rrugë është e licensuar dhe i përket atij.

“Ky shtetas, në fshatin Paktos  duke lëvizur me mjetin e tij autobus, pretendon se linja Gramsh – Sotire është me liçensë të tij dhe i ka bllokuar lëvizjen në rrugë  autobuzit të drejtuar nga shtetasi L.B., 52 vjeç banues në Gramsh, i cili transportonte mësuesit e fshatit Sortire. Shtetasi A.F, dyshohet ta ketë kërcënuar  shtetasin L.B, që të zbresë pasagjerët dhe të kthehet për në Gramsh”, informoi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vetëgjyqësia” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” parashikuar nga nenet 277 dhe 293 të Kodit Penal.

Të fundit