Flash News

KRYESORE

Gramsh/Po luanin në oborr, dy fëmijëve u plas granata në dorë. Humb jetën 6-vjeçari

Gramsh/Po luanin në oborr, dy fëmijëve u plas granata në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Siman në Gramsh, ku dy fëmijë kanë qenë duke luajtur në oborrin e shtëpisë me një granatë e cla ka shpërthyer duke i marrë jetën njërit prej tyre.

Granata e vjetër ndodhej në oborrin e banesës dhe dy fëmijët 5 dhe 6 vjeç po luanin me të, teksa ka humbur jetën 5-vjeçari dhe ka mbetur i plagosur fëmija tjetër 6 vjeç.

Mësohet se fëmija 6-vjeçar ka humbur jetë gjatë dërgimit në spital, teksa i plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Gramsh/ Informacion paraprak

Në fshatin Siman, Gramsh, dy fëmijë, A.Ll., rreth 6 vjeç dhe A.L., rreth 5 vjeç , në oborrin e banesës së shtetasit R.LL, duke luajtur me një granatë të vjetër, ka shpërthyer dhe si pasojë janë plagosur të dy fëmijët e mitur. Fëmija A.Ll., ka ndërruar jetë rrugës për në Spital, ndërsa shtetasi A.L., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit