Flash News

KRYESORE

Granit Xhaka kërkoi falje për shqiponjën, babai mundohet ta justifikojë: Kur mbron një fanellë tjetër duhet të kemi kujdes

Granit Xhaka kërkoi falje për shqiponjën, babai mundohet ta

Ragip Xhaka, babai i Taulant dhe Granit Xhakës i intervistuar në stadiumin Elbasan Arena nga ‘Supersport’ përpara ndeshjes mes Shqipërisë dhe Izraelit, foli për gjestin me shqiponjë të Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit që po krijon shumë polemika në Zvicër dhe jo vetëm.

“Zvicra e di se simboli ynë është shqiponja me dy koka. Nuk ishte diçka e rëndë. Ishte diçka emocionale dhe jo politike. Nuk është asgjë e keqe, por kur mbron një fanellë tjetër duhet që të kemi pak kujdes”, tha babai i dy futbollistëve.

Granit Xhaka po përpiqet që të marrë shiritin e kapitenit të Zvicrës dhe për këtë arsye u detyrua të kërkonte falje për festimin me shqiponjë në Kupën e Botës. “Do të isha idiot nëse do e përsërisja”, u shpreh Xhaka përpara gazetarëve.

Të fundit