Flash News

KRYESORE

Granit Xhaka poston foton: “Moj Serbi rrjetën ta shpova se mu m`thojnë Granit Kosova”

Me jehonë të madhe po përjetohet fitorja e Zvicrës ndaj Serbisë. Kjo për shkak të katër lojtarëve me origjinë nga Shqipëria, që janë të aktivizuar me kombëtaren e Zvicrës.

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri ishin autorët e dy golave të cilët e festuan me simbolin e shqiponjës dhe kjo ka shkaktuar shumë gëzim në të gjithë shqiptarët kudo nëpër botë të cilët kanë postuar në rrjetet sociale gëzimin e tyre.

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Granit Xhakës, i cili ka postuar në Instastory një foto nga moment pas shënimit të golit, me simbolin e shqiponjës dhe me mbishkrimin:

“Kjo është për ju. Moj Serbi rrjetën ta shpova se mu m`thojnë Granit Kosova”

 

Të fundit