Flash News

KRYESORE

Granit Xhaka tërheq vëmendjen e medias britanike, markat e shtrenjta me të cilat vishet futbollisti

Futbollisti i njohur shqiptar, Granit Xhaka ka qenë në qendër të vëmendjes së medias britanike jo për performancën e tij në fushë, por këtë herë për veshjet e shtrenjta që ai blen.

Sipas “The Sun”, Graniti është parë shpesh herë duke bërë ‘shopping’ nëpër rrugët e Londrës në dyqanet e firmave më të shtrenjta si, “Christian Louboutin”, “Dsquared2”, “Dolce and Gabbana”, “Gucci”, “Louis Vuitton” apo “Diesel”.

Xhaketa ‘Versace’ e mesfushorit arrin vlerën e 350 paund ndërsa një palë atlete ‘Gucci’ kushtojnë 410 paund. Ai vesh xhup lëkure rreth 575 paund ndërsa atletet “Louboutin” kushtojnë 625 paund. Gjithashtu nuk kanë harruar pa përmendur edhe çantën ‘Gucci’ të bashkëshortes, e cila kap shifrën e 1490 paund.

Por, po të marrim parasysh që Xhaka luan për Kombëtaren së Zvicrës dhe së fundmi ka firmosur edhe kontatën me Arsenalin, ky fakt nuk është ndonjë gjë për t’u habitur pasi ai ka fitime të jashtëzakonshme.

Ditën e djeshme Graniti i bëri një dhuratë “Louis Vuitton” vëllait të tij Taulant Xhakës, me rastin e ditëlindjes.

Të fundit