Flash News

KRYESORE

Gratë apo burrat, kush i reziston më shumë Covid-19? Studimi: Pse ‘seksi i ‘dobët’ është më i fortë

Gratë apo burrat, kush i reziston më shumë Covid-19? Studimi: Pse

Koronavirusi mund të infektojë këdo, fëmijë, të rinj dhe të moshuar, por burrat e moshuar kanë  dy herë më shumë të ngjarë të sëmuren rëndë dhe të vdesin se sa gratë në të njëjtën moshë.

Një studim i bërë për të parë reagimin imunitar sipas gjinisë ka zbuluar një të dhënë interesante.

Burrat prodhojnë një përgjigje më të dobët imuniteti ndaj virusit sesa gratë.

Përfundimet, të botuara të mërkurën në revistën “Nature”, sugjerojnë se burrat, veçanërisht ata mbi moshën 60 vjeç, kenë nevojë të vaksinohen për t’u mbrojtur ndaj infeksioneve.

"Imuniteti natyror nuk është i mjaftueshëm për të ngjallur  imunitet tek burrat”,- tha Akiko Iwasaki, një imunolog në Universitetin Yale, i cili drejtoi studimin.

Gratë zhvillojnë përgjigje më të shpejtë dhe më të fortë imunitare, ndoshta sepse trupat e tyre janë më të zotët për të luftuar patogjenët që kërcënojnë sistemin e  tyre imunitar.

"Ne po shohim në dy anët e së njëjtës monedhë," tha Dr. Marcus Altfeld, një imunolog në Institutin Heinrich Pette dhe në Qendrën Mjekësore Universitare Hamburg-Eppendorf në Gjermani.

“Përfundimet nënvizojnë nevojën që kompanitë që po merren me gjetjen e një vaksine anti-COVID, të analizojnë edhe të dhënat sipas gjinisë që mund të ndikojnë në vendimet në lidhje me përgatitjen. Mund të imagjinoni skenarë kur një dozë e vetme e një vaksine mund të jetë e mjaftueshme për individë të rinj ose mbase gra të reja, ndërsa për burrat e moshuar mund të ketë nevojë për tre doza vaksine," tha Dr Altfeld.

Kompanitë që ndjekin vaksinat e koronavirusit nuk kanë bërë të ditur ende të dhëna klinike të analizuara nga gjinia e pjesëmarrësve, por Administrata e Ushqimit dhe Barnave u ka kërkuar atyre që ta bëjnë këtë, si dhe të analizojnë edhe prejardhjen racore dhe etnike.

Të fundit