Flash News

KRYESORE

Gratë e ambasadave pranë Selisë së Shenjtë, një antologji kujtimesh për Nënë Terezën 

Gratë e ambasadave pranë Selisë së Shenjtë, një

Shtëpia Botuese e Vatikanit LEV (Libreria Editrice Vaticana) ka hedhur në qarkullim librin "Il giorno di Santa Madre Teresa", me autore Edlira Zhitin.

Zhiti ideoi dhe mblodhi  emocionet dhe mbresat e grave ambasadore dhe bashkëshorteve të ambasadorëve pranë Selisë së Shenjtë, të pranishëm në ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës në Sheshin "San Pietro" në meshën e madhe të celebruar nga Papa Françesku.

Edlira Zhiti krijon një antologji të veçantë dhe origjinale, po aq dhe universale. Secila prej pjesëmarrëseve në antologji, ambasadore apo bashkeshorte ambasadori, ka sjellë rrëfime e përsiatje të drejtpërdrejta, që i lidhin me Shenjtoren, por dhe me shqiptarët e Shqipërinë.

Disa prej rrëfyeseve kanë patur fatin, jo vetëm ta takojnë Nënë Terezën, por dhe të luten së bashku me të, ndërsa dikush tjetër tregon një udhëtim nga Roma në Vjenë, pas lumturimit të Nënë Terezës - me reliquet e saj, një udhëtim i praruar me shenjtëri, një tjetër kujton dhe takimin e Nënë Terezës në Tiranë më vejushën e diktatorit, kurse një grua tjetër diplomati

trondit kur rrëfen që e kishin arrestuar në moshën 18 vjeçare se shpërndante literaturë subversive, ndërsa më vonë ajo njihet me lutje të Nënë Terezës duke fituar kështu lirinë e brendshme.

Dëshmitë e këtij libri të mrekullojnë me sinqeritetin e tyre dhe sintezën. "Fryma e Nënë Terezës na ka bashkuar të gjithave", - shkruan autorja e antologjise, Edlira Zhiti në esenë e saj që paraprin shkrimet e ambasadoreve, të asaj të Mbretërisë së Bashkuar, të Bosnjës, të Gjeorgjisë, të San Marinos, të bashkëshorteve të ambasadorëve si ajo e Japonisë, ndërkohë dhe konsulente e botimit, e Angolës, Austrisë, Kanadasë, Kilit, Guatemalës, Indonezisë, Italisë, Libanit, Polonisë, Republikës Demokratike të Kongos, Rusisë, Sllovakisë, Sllovenisë, Hungarisë dhe Bashkimit Europian.

Në fund të librit janë vendosur dëshmitë e dy murgeshave shqiptare, Motër Elena e Motër Majlinda, të cilat të frymëzuara prej Nënë Terezës kanë ndjekur rrugën e Saj.

Të fundit