Flash News

KRYESORE

Gratë e opozitës më mirë se burrat në Parlament/ Ja më aktivet nga Albana Vokshi te Nada Meçorapaj

Nga një studim i Institutit të Studimeve Politike u është dhënë përparësi vlerësimit pozitiv (nisma ligjore 10 pikë, amendimet ligjore 10 pikë, interpelancat 10 pikë, votimi i ligjeve 10 pikë, pyetje adresuar institucioneve 10 pikë, aktiviteti publik 10 pikë, fjalime dhe angazhime në séance 20 pikë dhe diskutim e angazhim në komisionet parlamentare 20 pikë, pra në total 100 pikë), por edhe duke bërë vlerësimin zbritës negativ (përjashtim nga seancat ose komisionet – 10 pikë, heqje imuniteti apo abuzime financiare në deklarim e përfitim nga -20 pikë, si dhe heqje mandati -20 pikë, në total -100 pikë) ka krijuar për herë të parë një standard vlerësimi pozitiv e negativ për punën e deputetëve.

Klasifikimi është bërë për periudhën shtator-dhjetor 2017 dhe do të vijojë për çdo sesion parlamentar deri në fund të legjislaturës.

Në kampin e opozitës, shihet se dnërmjet “prurjeve” të reja por edhe deputetëve me ëprvojë, një numër i konsiderueshëm deputetesh gra, janë më lartë se kolegët e tyre meshkuj.

Në fakt ndër pozicionet më të mira janë depuette si Albana Vokshi dhe Jorida Tabaku, që kanë tashmë një përvojë të konsoliduar parlamentare.

Gjithashtu nuk mund të mungonte as emri i Grida Dumës, por sigurisht spikasine dhe deputete të reja si Orjola Pampuri, Fatbardha kadiu dhe Nadire Meçorapaj.

Deputetete në fjalë kanë lënë pas në renditje emra si Genc Pollo, Enkelejd Alibeaj dhe Oerd Bylykbashi.

 

Gjithashtu edhe te LSI, kejdi Mehmetaj është më lartë se Nasip Naço. 

No automatic alt text available.

Të fundit