Flash News

KRYESORE

“Gratë në Kosovë pengohen në aspektin politik, ekonomik e social”

“Gratë në Kosovë pengohen në aspektin politik,

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, është shprehur se janë vetë kosovarët ata që duhet të ndryshojnë çështjen e përfshirjes së grave në proceset politike dhe shoqërore.

“Sot, Kosova nuk është e plotë. Në fakt, ajo është e ndarë sepse 50 përqind të popullatës së saj vazhdimisht pengohen në aspektin politik, ekonomik e social. Një thënie në Amerikë thotë: “Nëse nuk ke karrige në tavolinë, me siguri je në menu".

E nëse nuk mendoni se ky nuk është problem i madh për të ardhmen e Kosovës, atëherë nuk i keni kushtuar vëmendje kësaj çështjeje. Sepse kur gratë janë në tryezë, kur gratë janë pjesë e procesit vendimmarrës, rezultatet janë pozitive për tërë vendin”, tha ambasadori amerikan Kosnett.

Të fundit