Flash News

KRYESORE

Gratë me probleme hormonale rrezikojnë të lindin fëmijë autikë, ja çfarë thotë studimi

Gratë me probleme hormonale rrezikojnë të lindin fëmijë

Të sjellësh në jetë një fëmijë, është ndjenja më e bukur që mund të përjetojë njeriu gjatë jetës.

Por, janë disa raste ku fatkeqësisht si pasojë e sindromave policistike në vezore, nënat mund të rrezikohen të lindin fëmijët me probleme të autizmit.

Kështu thuhet në një studim të kryer në Suedi, i cili renditet i pari i llojit të tij.

Sipas studimit, ekspozimi i hershëm ndaj hormoneve të seksit ka një rol të rëndësishëm që paraprin zhvillimit të autizmit tek fëmijët.

Sindroma policistike e vezoreve është një sëmundje, ku çrregullimi hormonal mund të shkaktojë ndryshime në ciklin menstrual, cistet e vezoreve, probleme me mbetjen shtatzënë dhe probleme të tjera shëndetësore. Ajo prek 5-15% të grave të moshës së re.

Nga ky studim u eksperimentuan rreth 24 mijë fëmijë autikë të cilët kanë lindur mes viteve 1984-2007, e që hulumtuesit i krahasuan ata me qindra fëmijë të tjerë të cilët nuk kishin probleme me zhvillimet mendore.

 

Të fundit