Flash News

KRYESORE

Gratë protestuese i shmangu me policë, 500 metra më tutje Rama ia merr valles: Vallëzim, jo të më shqyeni mua!

Gratë protestuese i shmangu me policë, 500 metra më tutje Rama ia

Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në Fier, por është pritur me protesta nga dhjetëra qytetarë, më së shumti gra.

Ata janë nisur për të protestuar paqësisht, siç ata kanë deklaruar, pranë vendit ku Rama zhvillonte takimin, por nuk janë lejuar nga forcat e policisë.

Të mirëpajisur me shkopa gome dhe skafandra, policia ka krijuar një kordon para tyre dhe nuk i ka lejuar të kalojnë në vendtakimin  e kryeministrit.

Madje, pati momente tensioni mes tyre, edhe pse përfaqësues të opozitës në protestë sqaronin se gjithçka është paqësore.

Ndërkohë, vetëm 500 metra më tutje protestës Rama mbante takimin me gratë në kuadër të festës së 8 marsit. Edhe pse jashtë godinës ku ndodhej kishte përplasje mes protestuesve dhe policisë, kryeministri nuk nguroi t’ia merrte edhe valles.

Ai ka ftuar gratë dhe vajzat që të bashkohen me të dhe të kërcejnë.

Ndiqni momentin, kur kryeministri kërcen me gratë, ndërsa këta të fundit janë shfaqur të interesuara më shumë për foto.

“Gjej një muzikë për vallëzim. Por jo nga ai vallëzimi grua me grua. Afrohuni dhe futuni këtu për vallëzim jo për të më shqyer mua”, u shpreh Rama.

Të fundit