Flash News

KRYESORE

Greg Rama flet për herë të parë për marrëdhënien e tij me Kristin që humbi jetën nga tërmeti

Greg Rama flet për herë të parë për
Nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit, një prej viktimave ishte dhe studentja e mjekësisë, Krsti Reci, e cila kishte një marrëdhënie me djalin e kryeministrit, Gregor Ramën. Në një intervistë për "Euronews.al", Gregu ka folur për herë të parë publikisht për këtë marrdhënie dhe se sa shumë ka ndikuar Kristi në krijimtarinë e tij: “Ka ndikuar tmerrësisht shumë tek unë, dhe tek krijimtaria ime. Kristi ka qenë një mikeshë dhe më shumë se kaq. E gjithë kjo histori portalesh, lajmesh…,unë e mirëkuptoj. Nuk ka qenë aspak me qëllime të këqija, por më vjen keq që në shumë raste është neglizhuar pjesa që shpirti i saj dhe i atyre që ikën bashkë me të, të lihet i qetë.” Gregu përmendi dhe rastin e fundit, kur ai u përfol në media për një lidhje të mundshme me moderatoren Xhesi Mucaj, nga një foto që kjo e fundit kishte postuar në Instagram, pavarësisht se mes tyre ka vetëm miqësi: “Tani ajo histori ka kaluar dhe nuk e kthejmë dot më fatkeqësisht, por më vjen po aq keq kur sa herë ju jepet mundësia të komentojnë, për shembull, ndodhi para pak kohësh me një shoqen time, me Xhesin, që u bë një lajm nëpër të gjitha portalet e mundshme që përflitet se është në lidhje me mua…Unë Xhesin e kam vetëm shoqe më kupton, dhe Xhesi është një vajzë shumë e mirë, është fat ta njohësh jo më ta kesh mikeshë dhe më vjen mirë që në këtë rast ishte Xhesi, e cila ishte shumë mirëkuptuese ndaj këtyre lajmeve sepse mund të ishte dikush tjetër”.

Të fundit