Flash News

KRYESORE

Greg Rama i jep lamtumirën e fundit mikeshës që humbi jetën nga tërmeti: U prehsh në paqe Kiki!   

Mes viktimave nga tërmeti i mëngjesit të hershëm të 26 nëntorit, humbi jetën edhe e njohura e djalit të kryeministrit Edi Rama, Greg Rama.

Ajo është Kristi Reçi, studentja e mjekësisë e cila u gjet e pajetë nën rrënojat e pallatit të shembur 6-katësh bashkë me familjen e saj, vëllain më të vogël dhe prindërit në Durrës.

Dje, ata janë përcjellë për në banesën e fundit, ndërsa një lamtumirë të fundit e ka përcjellë përmes rrjeteve sociale edhe miku i saj, Greg Rama.

“U prehsh në paqe Kiki!”, shkruan Gregu, duke na treguar edhe pseudonimin me të cilin e thërriste 25-vjeçaren Kristi.

Të fundit