Flash News

KRYESORE

Greg Rama i rezervuar me fjalët për të ëmën në 8 Mars, dedikim me foto

Greg Rama djali i kryeministrit Edi Rama ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të uruar nënën e tij, aktoren Matilda Makoçi në ditën e 8 marsit.

Ai ka publikuar në instagram një foto të Matildës kur ka qenë e re, mbi të cilën ka shkruar thjesht emrin e saj duke e shoqëruar me një zemër.

Një mesazh i shkurtër, por kuptimplotë, pasi edhe Gregun jemi mësuar ta shohim të rezervuar edhe në daljet në media dhe kryesisht për jetën private.

Të fundit