Flash News

KRYESORE

Grekët dhe serbët bëhen bashkë për të goditur “besën e shqiptarit”; punësojnë skenaristin e famshëm për serialin e ri

Grekët dhe serbët bëhen bashkë për të goditur

Grekët dhe serbët janë bërë së fundmi bashkë për të goditur kultin shqiptar të besës. Mediat e huaja raportojnë për projektin “Besa”, të grupit më të madh mediatik në Greqi, Antenna (ANT1).

“Besa” do të jetë një serial i ngjashëm me “Gomorrah” dhe ne fokus do të ketë mafien shqiptare në Europë. Ai do të ndahet në 12 seri dhe fillimisht do të transmetohet në median serbe “PRVA” dhe më pas në “Planet TV” në Slloveni dhe “RTL” në Kroaci.

Skenari është realizuar nga skenaristi britanik, Tony Jordan (në foto), i cili në vitin 2008 është shpallur skenaristi më i mirë në Britaninë e Madhe.

Filmi bazohet në historinë e Uros, një burrë që zotëron një biznes të vogël në Beograd. Ai aksidenton në rrugë një vajzë të re, e cila rezulton të jetë vajza e një bosi shumë të dhunshëm të mafies shqiptare. Xhirimet e serialit do të kryhen në Serbi dhe disa vende të tjera të Europës Lindore.

I pyetur për skenarin, Jordan ka deklaruar: “Besa’ është një histori e veçantë që gërmon në botën shumë pak të njohur të mafies shqiptare, zakonet e saj, brutalitetin e paimagjinueshëm dhe kodet e habitshme morale.”

Kjo është hera e parë që kulti shqiptar i besës goditet dhe barazohet me kriminalitetin, duke prezantuar te publiku evropian dhe botëror një informacion të shtrembëruar.

Të fundit