Flash News

KRYESORE

Greminger: Sistemi elektoral në dorë të aktorëve politikë në Shqipëri, shpresoj të merren seriozisht rekomandimet e ODHIR

Greminger: Sistemi elektoral në dorë të aktorëve

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE, Thomas Greminger tha se sistemi elektoral është vetëm në dorë të aktorëve politikë në Shqipëri.

Në një dalje për mediat, krah ministrit të Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, Greminger tha se OSBE është e gatshme të ofrojë ekspertizë teknike, tu kujtojë vendeve anëtarë angazhimet që duhen respektuar dhe hapësirë për dialogun.

“Ajo që nuk mund të bëjmë është të marrim vendime politike në fushat e reformës elektorale. Shpresojmë që rekomandimet e ODIHR të merren seriozisht dhe të zbatohen.

Ajo që konsiderohet si reformë elektorale dhe këtu ka kundërshtime për rekomandimet e ODIHR si duhen implementuar dhe sistemin elektoral. Nuk është në dorën tonë. Kjo është në dorën e aktorëve politikë të këtij vendi”, tha Greminger.

Të fundit