Flash News

KRYESORE

Grenell i përgjigjet Kurtit te Buzhala: Më pa në sy dhe më tha “që do hiqte taksën”

Grenell i përgjigjet Kurtit te Buzhala: Më pa në sy dhe më

Richard Grenell, i dërguari i Donald Trump për bisedimet Kosovës-Serbi, dha një intervistë për emisionin “Pressing në T7” të gazetarit dhe botuesit Berat Buzhala, ku komentoi zhvillimet e fundit në Kosovë. Grenell ka theksuar se Albin Kurti “e kishte parë në sy dhe i kishte premtuar se do ta hiqte taksën”. Sipas tij, është qëndrim i Shteteve të Bashkuara se “taksa prej 100 për qind që është zbatuar para z.Kurti ka qenë duke i dëmtuar ekonominë dhe popullin e Kosovës më së shumti”.

“Prandaj, për ne nuk ka kuptim që të ketë politika që janë duke e dëmtuar ekonominë, që nuk i lejojnë bizneset të lëvizin përpara dhe të krijojnë vende pune. Kjo i prek të rinjtë që duan vende pune dhe kur politikat e dëmtojnë vetë ekonominë, nuk duhet të pritet nga ne, Shtetet e Bashkuara, që të vazhdojmë t’i përkrahim politikat që janë duke i dëmtuar njerëzit dhe aktivitetin e krijimit të vendeve të punës” ka shtuar Grenell.

Emisari amerikan ka thënë se ekonomia amerikane, nën udhëheqjen e Trumpit ka qenë e mahnitshme dhe se pikërisht për Kosovën e Serbinë Trump i kishte kërkuar atij që të ndihmojë për të krijuar hapa nxitës ekonomikë dhe një atmosferë pro-biznesore në mënyrë që të rinjtë të gjejnë vende pune./Gazeta Ekspress/

Të fundit