Flash News

KRYESORE

Greqi, 27 të burgosur përfshirë edhe shqiptarë, tentojnë të arratisen nga burgu

Greqi, 27 të burgosur përfshirë edhe shqiptarë,

Plot 27 të burgosur kanë tentuar të arratisen gjatë transportimit të tyre nga mjediset e gjykatës për në burgun e Koridalosit në Athinë.

Të burgosurit po transportoheshin me një autobus të policisë, ku katër persona mes tyre dhe shqiptarë, arritën të thyenin drynin dhe tentuan të shkatërronin portën kryesore për t’u arratisur.

Tre policët shoqërues nuk kishin radiodhënëse, prandaj përdorën celularët personalë që të kërkonin përforcime.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit ka shfrytëzuar rastin që po kalonte afër drejtorisë së përgjithshme të policisë greke, ku ka sinjalizuar situatën.

Më pas kanë mbërritur dhe përforcimet duke bërë të mundur ndalimin e arratisjes.

Të fundit