Flash News

KRYESORE

Greqi/ Djali i deputetit pjesë e grupit greko-shqiptar të trafikut të kokainës, arrestohet në banesën e babait

Greqi/ Djali i deputetit pjesë e grupit greko-shqiptar të trafikut

Mediat greke raportojnë se policia ka goditur një grup prej 11 anëtarësh që merrej me trafikun e drogës. Grupi greko-shqiptar raportohet se e kishte shtrirë aktivitetin në Peloponez, Atikë dhe Thesali, ndërkohë që ka kryer edhe trafik kanabisi.

Mes të arrestuarve mësohet se është edhe djali i një deputeti të njohur në Greqi, emri të cilit nuk është bërë ende i ditur. Ai është arrestuar në banesën e babait dhe dyshohet se kishte rol aktiv në grup.

Dy efektivë të policisë greke kanë rënë gjithashtu në pranga, pasi akuzohen se kanë ndihmuar grupin në aktivitetin e paligjshëm.

Trafiku i drogës kryej në rrugë ajrore, por edhe me autobusë.

Të fundit