Flash News

KRYESORE

Greqi/ Gjendet e vdekur në oborrin e një kishe një 16-vjeçare shqiptare (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Trikalën mëngjesin e sotëm, ku një 16-vjeçare shqiptare u gjet e vdekur në një kopsht pranë një kishe. 16-vjeçarja kishte marrë goditje në fytyrë të cilat e bënin të pamundur identifikimin e saj. Fillimisht policia mendonte se bëhej fjalë për një 30 -vjeçare, por nga hetimet e mëvonëshme u zbuluan detajet. 16-vjeçarja u gjet e vdekur në një pozicion të prirur në oborrin e kishës së Profetit Elias, në Trikala.

Mediat greke, bëjnë me dije se e mitura jetonte në qytet me familjen e saj. Ajo kishte një motër binjake dhe një vëlla. Autoritetet po shqyrtojnë të gjitha mundësitë, pasi kisha ndodhet në një pjesë qendrore të qytetit të Trikalës, ndërsa shërbimet policore po patrullojnë zonën 24 orë në ditë. Policia raporton se, vajza 16-vjeçare ishte e vendosur vetëm 150 metra larg shtëpisë së fundit në zonë. Ajo u gjet në kopshtin e kishës në orët e para të mëngjesit të së mërkurës nga punonjësit e bashkisë, të cilët mbërritën në vendin e ngjarjes për të pastruar zonën.

Komuniteti lokal është i tronditur nga ndodhia e papritur e ngjarjes. Pyetjet që lindin janë të shumta.Nuk dihet se pse gjendej në vendin specifik në atë orë 16-vjeçarja. Grupi i hetimit në Trikala është në pritje të një ekipi të Kriminologjisë nga Selaniku, i cili do të mund të hedh më tepër dritë rreth ngjarjes. Po ashtu, pritet transportimi i vajzës për kryerjen e një autopsi-nekropsie. Policia është duke shqyrtuar të gjithë skenarët e mundshëm, madje edhe ai i veprimit kriminal.

Të fundit