Flash News

KRYESORE

“Greqi ose vdekje”, si e paralajmëroi autori në ‘Facebook’ sulmin me armë ndaj policisë shqiptare pesë ditë përpara

Ditën e sotme, u qëllua me armë zjarri një makinë policie në fshatin Bularat në Dropull të Gjirokastrës.

Policia e identifikoi si Kostandinos Kaçifa, 35 vjeç dhe ka nisur kërkimet ndaj tij, duke angazhuar edhe forcat Shqiponja dhe RENEA.

Por, mesa duket i riu e kishte paralajmëruar në rrjetet sociale një akt të tillë, madje duke kërcënuar edhe me vdekje gjatë festës së Greqisë.

Në profilin e tij në ‘Facebook’, ai shkruan: “Tsipras dhe Rama bëjnë plane pa pronarin..... për një gjë të jeni të sigurt, rinia e Vorio Epirit nuk do të jetë spektatore. Thirren të gjithë grekët e Vorio Epirit në 28 tetor për të dërguar një mesazh në një drejtim. Greqi ose vdekje”.

Deri tani, është mësuar se Kostandinos Kaçifa është pjesë e forcave speciale në Gjirokastër. Së fundmi, po qarkullojnë edhe foto të të riut, i cili aktualisht është vënë në kërkim nga autoritetet shqiptare, pasi mendohet se pasi qëlloi me armë drejt makinës së policisë është larguar drejt Greqisë.

Fatmirësisht, nga të shtënat nuk pati të lënduar, por vetëm u thyen xhamat e makinës.

Të fundit