Flash News

KRYESORE

Greqia çon në kuvend ligjin për çështjen e detit, Rama replika me komentuesit: Nuk falen detet e tokat si rroba or mik

Greqia çon në kuvend ligjin për çështjen e detit,

Qeveria e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, tashmë ka marrë hapa konkret sa i përket publikimit për herë të parë para dy vitesh, të 'ambicies' greke për t’u zgjeruar me 12 milje në perëndim të Detit Jon.

Projektligji i cili do të sjellë zgjerimin e ujërave territoriale të Greqisë duke u shtrirë kështu edhe në ujërat shqiptarë, është dërguar sot në Kuvend.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama, i cili është edhe ministër i Jashtëm i vendit, nuk ka dhënë asnjë sqarim zyrtar për telefonatën që ka zhvilluar mbrëmë me ministrin e Jashtëm grek, apo për situatën politike mes dy vendeve.

Por nëpërmjet një përgjigje që i ka dhënë një komentuesi në Facebook, Rama është shprehur se "nuk falen detet e tokat si rroba".

Komentuesi: Ujërat detare të Shqipërisë ja fale Greqisë?

Rama: Te rroftë Skënderbeu në ballë kur në kokë ke Saliun dhe flet për “falje detesh” sikur flet për falje rrobash! Hajde shqipe hajde! Nuk falen detet e tokat si rroba o mik, prandaj para se të flasësh për tema të tilla, ulu lexo, rri dëgjo, informohu e pastaj shprehu dhe ruhu nga gënjeshtrat e mëdha se po të kapën në gjumë, i hëngre e ike në drejtim të paditur!

Kujtojmë se kryeministri grek nuk e ka fshehur krenarinë kur tha në Kuvend se “Greqia po rritet dhe askush nuk mundet që të na ndalojë”. Ndërkohë që në Greqi, kryeministri iu jep shpjegime grekëve për atë që po bën diplomacia e vendit të tij, në Shqipëri panorama është tjetër.

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias njoftoi mëngjesin e sotëm në Tëitter se ka biseduar me Ramën për zhvillimet në rajon, pa përmendur çështjen e ndarjes së kufirit detar mes dy vendeve. Telefonata do të pasojë me një vizitë zyrtare të ministrit në Tiranë, që sipas kryeministrit Mitsotakis do të ketë si ekskluzivitet këtë çështje.

Të fundit