Flash News

KRYESORE

Greqia mbështet hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në

Greqia mbështet hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë marrë mbështetjen e Greqisë, Bullgarisë, Rumanisë dhe Kroacisë për hapjen e negociatave me BE-në.

Nisur nga deklarimet e fundit të zyrtarëve helenë, një përgjigje pozitive shikohej pak si e vështirë nga pala shqiptare, por takimi i 4 ministrave të jashtëm të këtyre 4 vendeve ballkanike në hapje të sesionit të punimeve të Asamblesë së OKB-së, tregoi se pengesa si për Shqipërinë, ashtu edhe për Maqedoninë e Veriut, nuk do të vijë nga Greqia.

Ministri i Jashtëm helen, Nikos Dendias tha pas takimit me homologët e tij se këto katër vende mbështesin politikat e zgjerimit në BE-së.

"Kam pasur kënaqësinë e madhe sot, këtu, në zyrat e Delegacionit Grek për të pritur Ministrat e Jashtëm të tre vendeve të Ballkanit që janë anëtare të Bashkimit Evropian, përkatësisht Bullgarisë, Rumanisë dhe Kroacisë.

Gjatë takimit tonë diskutuam perspektivën e Ballkanit Perëndimor, perceptimin tonë të përbashkët se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kenë një perspektivë evropiane dhe çështjet specifike të ngritura nga zgjerimi në lidhje me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë.

Unë mendoj se është një hap i mirë që Ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit të jenë në gjendje të bisedojnë me njëri-tjetrin dhe të vijnë në pozicione të përbashkëta për interesin e përbashkët dhe zonën e përbashkët gjeografike më të gjerë brenda Bashkimit Evropian", u shpreh Dendias .

Në deklaratat e mëparshme, ministri i Jashtëm tha se nëse nuk respektohen të drejtat e minoriteteve, Greqia do të votonte kundër çeljes së negociatave. Por duket se takimet në Nju Jork, e kanë zbutur situatën mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Të fundit