KRYESORE

Greqia mohon pretendimet e NATO-s për bisedime të ndërmjetësuara: E pavërtetë! Zgjidhja vjen vetëm nëse tërheqin të gjitha anijet

Greqia mohon pretendimet e NATO-s për bisedime të

Athina Zyrtare ka përgënjeshtruar deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg, se Greqia dhe Turqia kanë rënë dakord për bisedime teknike.

Burime diplomatike kanë hedhur poshtë këtë të enjte raportet e bisedimeve të ndërmjetësuara nga NATO midis Greqisë dhe Turqisë për të zbutur tensionin në Mesdheun Lindor.

"Ne marrim parasysh qëllimin e Sekretarit të Përgjithshëm Jens Stoltenberg për të punuar për të vendosur mekanizmat e de-përshkallëzimit brenda NATO-s", thanë burimet.

"Sidoqoftë, de-përshkallëzimi mund të arrihet vetëm me tërheqjen e menjëhershme të të gjitha anijeve turke nga shelfi kontinental grek", thanë burimet.

Më parë Stoltenberg njoftoi se Greqia dhe Turqia kishin rënë dakord për bisedime për të shmangur përplasjet aksidentale në Mesdheun Lindor.

"Pas diskutimeve të mia me udhëheqësit grekë dhe turq, të dy aleatët kanë rënë dakord të hyjnë në bisedime teknike në NATO për të krijuar mekanizma për dekonflikt ushtarak për të zvogëluar rrezikun e incidenteve dhe aksidenteve në Mesdheun Lindor", tha ai në një deklaratë.

Të fundit