Flash News

KRYESORE

Greqia në alarm nga virusi i rrezikshëm, shteti shqiptar “me pushime”

Greqia në alarm nga virusi i rrezikshëm, shteti shqiptar “me

Pas tragjedisë që përfshiu Atika-n në Athinë, ku zjarri masiv shkaktoi dhjetëra viktima dhe shumë të tjerë janë zhdukur, Greqia është prekur nga një tjetër fenomen, një virus i rrezikshëm.

Ky virus njihet ndryshe si virusi i Nilit Perëndimor dhe përhapet nëpërmjet pickimit të mushkonjave të infektuara, ndaj specialistët kanë udhëzuar banorët në Greqi të marrin masa të menjëhershme për të shmangur pickimet prej tyre.

Deri tani, nga ky virus kanë humbur jetën dy persona, ndërsa mbi 30 të tjerë janë infektuar.

Sipas organeve greke të Shëndetësisë, pas shfaqjes së virusit mund të ketë rritje të numrit të të prekurve deri në fund të muajit shtator, kur zhduken mushkonjat e infektuara që mbartin virusin në fjale, ndaj dhe Ministria e Shëndetësisë ka urdhëruar organet lokale të mos ndërpresin spërkatjen me pesticide.

Ndërkohë, shteti shqiptar hesht përballë kësaj situate, duke mos u komunikuar asnjë lajmërim shtetasve të tyre për shtetin fqinj.

Niveli i rrezikut nga ky virus rritet edhe për faktin se tani në gusht, në kulmin e sezonit, shumë shtetas kalojnë pushimet e verës në Greqi, apo takojnë të afërmit e tyre në emigrim.

Të fundit