Flash News

KRYESORE

Greqia nesër del nga karantina, hapen dyqanet e vogla e parukeritë

Greqia nesër del nga karantina, hapen dyqanet e vogla e parukeritë

Në Greqi nesër rifillon pa kufizim lëvizja e lirë dhe rihapja e një fashe tjetër biznesesh.

Nga e hëna në të gjithë vendin do të hapen dyqanet e vogla, kishat, libraritë, njësitë shitëse me pajisje elektronike, produktet atletike, parukeritë, qendrat estetike, produktet okulare, shkruajnë mediat greke.

Javët e fundit shteti fqinj ka pasur rënie të madhe të numrit të viktimave apo të të infektuarve krahasim me marsin ku u shënua dhe piku.

Greqia shënon 2 mijë e 600 të infektuar nga të cilët 50% jaanë shëruar plotësisht kurse 144 e humbën betejën me COVID-19.

Të fundit